Misioni dhe Vizioni

Në mbeshtetje të nenint 43 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe nenit 33 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës:

Zyra e Prokurorit Disiplinor themelohet si organ i ndarë dhe i pavarur që i shërben si Këshillit Gjyqësor të Kosovës ashtu edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sa i përket sistemit gjyqësor, Këshilli është përgjegjës për hetimin e supozimeve për sjellje të pahijshme të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë dhe paraqitjen e provave dhe lëndës pranë Komisionit Disiplinor në mbështetje të veprimeve disiplinore për sjelljen e pahijshme.

Pavarësia dhe Paanshmëria e zyrës së Prokurorit Disiplinor

Në mbeshtetje të nenint 44 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe nenit 34 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës:

Zyra e Prokurorit Disiplinor në administrimin e funksioneve të saja vepron në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Asnjë person nuk ka të drejtë të ushtrojë ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo të përpiqet të ushtrojë ndikim mbi funksionet e Prokurorit Disiplinor sa i përket çfarëdo hetimi, rekomandimi apo paraqitjes së një lënde pranë Komisionit Disiplinor.

Përgjegjësitë e Zyrës së Prokurorit Disiplinor 

Në mbeshtejtje të nenit 35 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe nenit 45 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës:

  1. Zyra e Prokurorit Disiplinor është përgjegjëse për inicimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve apo gjyqtarëve porotë aty ku ekziston bazë e arsyeshme për të besuar që sjellja e pahijshme mund të ketë ndodhur si dhe për ofrimin e rekomandimeve dhe paraqitjes pranë Komisionit Disiplinor të provave në mbështetje të veprimit disiplinor.
  2. Zyra e Prokurorit Disiplinor inicion hetime në rastet kur:

2.1. pranë Zyrës së Prokurorit Disiplinor ekziston ankesa e paraqitur nga cilido person fizik apo juridik;

2.2. me vet iniciativë, kur ekziston bazë e arsyeshme për të besuar se një gjyqtar gjyqtar porotë apo prokuror mund të jetë përfshirë në sjellje të pahijshme.

  1. Të gjitha ankesat, pavarësisht origjinës së tyre, dërgohen për hetim në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.
  2. Zyra e Prokurorit disiplinor heton hollësisht të gjitha çështjet që i referohen, vendos nëse rekomandimet për veprime disiplinorë duhet t’i paraqiten Komisionit Disiplinor si dhe njofton me shkrim Komisionin Disiplinor, gjyqtarët, gjyqtarët porotë apo prokurorët të dyshuar lidhur me rezultatin e hetimit.
  3. Zyra e Prokurorit Disiplinor ka të drejtë të thërrasë dëshmitarët si dhe dokumentet e nevojshme për hetim dhe të përcaktojë nëse rekomandimet për veprim disiplinor duhet të paraqiten tek Komisioni Disiplinor.
  4. Zyra e Prokurorit Disiplinor i paraqet Komisionit Disiplinor rekomandimet për veprime disiplinore si dhe provat në mbështetje të veprimit disiplinor për sjelljen e pahijshme.

Inicimi i procedurave disiplinore

Në mbështetje të nenit 35 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës:

  1. Zyra e Prokurorit Disiplinor i rekomandon Komisionit Disiplinor të Këshillit mbi inicimin e procedurave disiplinore kundër një gjyqtari apo gjyqtari porotë mbi bazën e hetimit të zhvilluar.
  2. Me rekomandimin e inicimit të procedurës disiplinore, Zyra e Prokurorit Disiplinor do të njoftoj me shkrim Komisionin, Këshillin, gjyqtarin  apo gjyqtarin porotë nën hetim.

Në mbështetje të nenit 25 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës;

  1. Zyra e Prokurorit Disiplinor i rekomandon Komisionit Disiplinor të Këshillit fillimin e procedurës disiplinore kundër një prokurori mbi bazën e hetimeve të bëra.
  2. Me rastin e paraqitjes së rekomandimit për inicimin e procedurës disiplinore, Zyra e Prokurorit Disiplinor njofton me shkrim Komisionin, Këshillin, dhe prokurorin i cili gjendet nën hetim.

Masat disiplinore

Në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

  1. Për qëllime të këtij ligji, sjellja e pahijshme nga ana e prokurorëve përbëhet nga:

1.1. vendimi i formës së prerë për një vepër penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përcaktohet me ligj;

1.2. neglizhenca në kryerjen e detyrave, dështimi për të kryer, apo keqpërdorimi i funksioneve prokuroriale;

1.3. dështimi për të kryer funksionet prokuroriale në mënyrë të pavarur dhe të paanshme;

1.4. shkelja e Kodit të zbatueshëm të Etikës.

  1. Komisioni Disiplinor mund të suspendojë pa pagesë prokurorin gjatë cilësdo periudhë të hetimit apo gjatë procedurës disiplinore.

Në mbështetje të nenit 34 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

  1. Për qëllimet e këtij ligji, sjellje të pahijshme nga gjyqtari apo gjyqtari porotë përbën:              1.1. dënimi përfundimtar për një vepër penale,përpos kundërvajtjeve siç përkufizohet me ligj; 1.2. neglizhencë në kryerjen, dështimin për të kryer apo abuzimin e funksioneve gjyqësore;

1.3. të dështuarit e kryerjes së funksioneve gjyqësore në mënyrë të pavarur dhe të paanshme;

1.4. shkelja e kodeve të zbatueshme të etikës.

  1. Komisioni Disiplinor mund të pezullojë gjyqtarin apo gjyqtarin porotë me pagesë gjatë cilësdo fazë të hetimit apo gjatë procedurës disiplinore.
  2. Këshilli Gjyqësor nxjerr rregullore që përcakton sjelljet e pahijshme.

Në mbështetje të nenit 27 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

  1. Komisioni mund të shqiptojë masat disiplinore si në vijim:

1.1 qortim;

1.2. qortim me urdhër për ndërmarrje të veprimeve korrigjuese;

1.3. zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) duke marrë parasysh natyrën e sjelljes së pahijshme;

1.4. ulje në detyrë brenda sistemit prokurorial apo

1.5. propozim për largimin nga detyra të Prokurorit të Shtetit.

  1. Komisioni Disiplinor shqipton sanksionin që është në përputhje me rrethanat, nivelin e përgjegjësisë, dhe pasojat e sjelljes së pahijshme.
  2. Nëse prokurori lirohet nga akuzat në përfundim të procedurës disiplinore, ai apo ajo me vendim të Këshillit kthehet në zyrën e mëhershme prokuroriale.

Në mbështetje të nenit 37 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

  1. Komisioni Disiplinor mund të vendosë sanksionet disiplinore si në vijim:

1.1. qortim;

1.2. qortim me udhëzim për ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese;

1.3. ulje të përkohshme të rrogës deri në pesëdhjetë përqind (50%) duke pasur parasysh natyrën e sjelljes së pahijshme; ose

1.4. propozim për largimin nga zyra të gjyqtarit apo gjyqtarit porotë.

  1. Komisioni vendos një sanksion i cili është në përputhje me rrethanat, nivelin e përgjegjësisë si dhe pasojat e sjelljes së pahijshme.
  2. Komisioni, siç ceket në këtë ligj, i dërgon Këshillit një rekomandim në formë të shkruar për shkarkimin nga detyra të një gjyqtari.
  3. Nëse gjyqtari apo gjyqtari porotë pas përfundimit të procedurës disiplinore lirohet nga akuzat, ai apo ajo, me vendim të Këshillit, kthehet në zyrën e tij apo saj të mëparshme.

Buxheti për Zyrën e Prokurorit Disiplinor

Nenin 49 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe nenit 39 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës:

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor çdo vit i dërgon Kuvendit në mënyrë të drejtpërdrejtë një buxhet të ndarë për financimin e pagave të personelit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, përfshirë drejtorin, këshilltarët disiplinorë, inspektorët dhe personelin administrativ dhe mbështetës si dhe shpenzimet e tjera operative të Zyrës së Këshillit Disiplinor. Buxheti për Prokurorin Disiplinor, me udhëzimin dhe certifikimin e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, administrohet nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk do të ketë pushtet të kufizojë apo të drejtojë në ndonjë mënyrë tjetër shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka pushtet të rialokojë buxhetin e Zyrës së prokurorit Disiplinor apo të përdorë fondet e caktuara për Zyrën e Prokurorit Disiplinor për çfarëdo qëllimi tjetër. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor në baza vjetore do të raportojë para një seance të përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës mbi veprimtaritë dhe shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor.